Nxënësit nga Sofja dhe qytetet e tjera kalojnë tërësisht online

Me urdhër të ministrit teknik të arsimit Nikollaj Denkov, të gjithë nxënësit në Sofje nga klasa e parë deri në të 12 do të kalojnë në mësimin online nga 21 tetori. Arsyeja për këtë është urdhri i Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov nga 19 tetori, sipas të cilit, klasat në të gjitha komunat, ku sëmundshmëria është mbi 750 për 100 000 njerëz, transferohen në trajnime tërësisht online.

Përveç Sofjes, komunat në rrethet e qyteteve Vidin, Gabrovo, Kjustendill, Montana dhe Pernik do të kalojnë në këtë lloj trajnimi nga 21 tetori, njoftoi Ministria e Arsimit në faqen e saj të internetit.