Kërkesa për një certifikatë të gjelbër është në fuqi që nga 21 tetori

Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov hyri në fuqi në orën 00.00 të 21 tetorit. Sipas tij vendoset një kërkesë për një “certifikatë të gjelbër” për Covid-19. Certifikata do të jetë e nevojshme për të hyrë në dyqane të mëdha tregtare (përveç zinxhirëve ushqimorë), restorante, diskoteka, kinema, teatro, muze. Certifikatë nuk do të kërkohet për të hyrë në dyqane ushqimore, banka, farmaci dhe transportin publik. Masa nuk zbatohet për administratën dhe kishat. Më shumë për temën mund të lexoni KETU.


Подкасти от БНР