Interes i rritur për certifikatat e gjelbra evropiane

Pas hyrjes në fuqi të kërkesës për paraqitjen e “certifikatave të gjelbra” për të hyrë në një numër objektesh në të mbyllur, shihet një interes i shtuar për pikat e testimit dhe vaksinimit në Bullgari.

Më shumë se 1 milion certifikata të gjelbra evropiane janë shkarkuar përmes Sistemit Kombëtar të Informacionit Shëndetësor. Vetëm më 20 tetor u shkarkuan 50 000 dokumente. Më shumë se 1000 certifikata tërhiqen në minutë. Në Bullgari ka shumë më tepër dokumente anti-kovid, sepse disa prej tyre i marrin në letër nga mjekët personalë ose qendrat e vaksinimit.

Përdoruesit mund të shkarkojnë versionin e tyre elektronik të certifikatës nga <https://www.his.bg/bg/dgc> dhe ta ruajnë atë në pajisjet e tyre celulare.