Parashikimi i motit për 21 tetorin

Dita më e ngrohtë e javës na pret

E premtja do të nisë me temperatura minimale nga 1 gradë në Vidin (Bullgari Veriperëndimore) deri në 10 gradë buzë detit (Bullgari Lindore) dhe me mjegulla në ultësira. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë në 18 – 23 gradë, për Sofjen deri në 19 gradë.

Mbi bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 22 gradë, ndërsa uji i detit 15-16 gradë. Lëvizja e detit do të jetë deri në 2 ballë.

Do të jetë me diell mbi male. Nga perëndimi një erë e lehtë do të sjellë re të larta, të grisura. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 16 gradë, në 2000 metra - rreth 9. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të shfaqen deri në 16 gradë, në Bansko deri në 18.

Gjatë fundjavës, një front i ftohtë atmosferik me reshje do të kalojë nëpër vend.


Още от БНР уеб