Komisioni Evropian mbështeti futjen e certifikatës së gjelbër në Bullgari

Gjatë një videokonference me Ministrin e Shëndetësisë Stojço Kacarov, Komisionerja e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimeve Stela Kiriakidou shprehu shqetësim për situatën në zhvillim epidemike në Bullgari. Ajo sugjeroi që të aktivizohet mekanizmi i mbrojtjes civile i Bashkimit Evropian, i cili do t'i siguronte vendit tonë ndihmë të koordinuar për të kontrolluar përhapjen e Covid-19.

Komisionerja Evropiane tha se i mbështet masat shtesë kundër epidemisë për të kontrolluar sëmundjen, përkatësisht futjen e një "certifikate të gjelbër" për praninë e qytetarëve në një numër vendesh publike dhe ngjarje në ambiente të mbyllura. "Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë rritja e numrit të të vaksinuarve në Bullgari," tha ajo.
Подкасти от БНР