Sindikatat kërkojnë shfuqizimin e disa prej masave të reja anti-kovid

Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, kërkuan nga Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov që të anulojë kërkesën që personeli mjekësor në spitale dhe institucione sociale të pranohet në vendet e tyre të punës vetëm pas paraqitjes së certifikatës së gjelbër për Covid. Sipas sindikatave, kjo privon punëtorët nga aksesi në vendet e tyre të punës.

Arka Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore ka vendosur që mjekët e përgjithshëm të mund të lëshojnë receta falas për Covid-19, tha zëvendësministri Dr. Aleksandër Zllatanov. Recetat do të jenë elektronike, vetëm për pacientët e siguruar. Arka vendosi gjithashtu të financojë më tej spitalet me më shumë se 10 për qind të shtretërve për pacient të sëmurë me koronavirus.


Подкасти от БНР