Varna tërheq entuziastët e biçikletave malore me 14 itinerare

Tifozët e biçikletave malore tani mund të shtojnë ndaj itinerareve të tyre të dashura akoma14 rrugë të reja,të cilat gjenden në faqen turistike të Bashkisë së qytetit Varna.

Ato janë me gjatësi të ndryshme dhe nivel të ndryshëm të vështirësisë, të cilat përfshijnë ngjitje dhe lëshime. Disa janë më të shkurtra dhe të përshtatshme për çiklistë fillestarë, kurse të tjerë janë të gjata dhe kërkojnë një përgatitje fizike dhe përvojë në drejtimin jashtë rrugës. Itineraret, të cilat mund të përdoren pothuajse gjatë gjithë vitit, propozojnë dhe pamje e panorama të bukura ndaj detit.

Pika e nisjes për një pjesë prej tyre është qyteti Varna, kurse disa të tjerë nisen nga parku natyror “Zllatni Pjasëci” dhe mund të gërshetohen me vizita në Manastirin Allaxha.

Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Подкасти от БНР