Potenciali i lartë i stafit bullgar të IT-së mbetet i pashfrytëzuar

Në një takim online, Nënpresidentja Ilijana Jotova foli me ekspertë të teknologjisë së informacionit dhe komunikacionit nga komunitetet bullgare në mbarë botën dhe nga Bullgaria. Të pranishmit theksuan se vendi duhet të kërkojë vlerën e shtuar të talentit dhe potencialit të madh të stafit të tij në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe jo që puna e tyre të shkojë në industrinë e outsourcing. Vendi ynë ka shumë ekspertë cilësorë në këtë fushë, por i mungojnë aftësitë sipërmarrëse. Në bisedë u theksua se në Bullgari nuk ka treg për inovacionet, kështu që shkëmbimi i shembujve dhe praktikave të mira është i dobishëm.

Takimi ishte në kuadër të nismës “Kombësia nuk bie aty ku jeton dija”.


Още от БНР уеб
Подкасти от БНР