254 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit

3462 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 2729 raste më shumë se të hënën. 9 për qind e 37 593 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

254 veta vdiqën për 24 orët e fundit me Covid të konfirmuar. Më se 92 për qind prej tyre nuk ishin të vaksinuar.

Të sëmurët eregjistruar aktiv janë 106 516 veta. Në spitale u pranuan 1004 të infektuar në 24 orët e fundit. Më se 88 për qind prej tyre nuk kanë imunizim. 7168 veta trajtohen në spitale, 775 prej të cilëve në repartet e kujdesit intensiv. 4777 raportohen si të shëruar.

Të hënën u dhanë 15 865 vaksina. Numri i personave me një cikël të përfunduar vaksinimi është mbi 1 milion e 700 mijë. Një dozë e tretë u është dhënë mbi 65 mijë njerëzve.


Подкасти от БНР