Numri i të shëruarve nga Covid në ditë ra nën numrin e të infektuarve rishtazi

3233 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Mbi 82 për qind prej tyre nuk janë vaksinuar. 9,56% e 33 803 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 151 persona me Covid të konfirmuar. Më shumë se 94% e viktimave të pandemisë nuk janë vaksinuar. 3026 persona u raportuan se janë shëruar.

Të sëmurët aktivë të regjistruar janë 106 572. 7001 veta janë shtruar në spital. 777 prej tyre janë në terapi intensive. Të sapo pranuarit në spitale janë 734 veta, 89% prej tyre nuk janë të imunizuar.

Të martën janë dhënë 19 746 vaksina. 1 714 306 persona kanë përfunduar tërë imunizimin. 69 546 persona janë me dozën e tretë.


Подкасти от БНР