Gjendja e jashtëzakonshme epidemike zgjatet deri më 31 mars

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për zgjatjen e periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, nga 1 dhjetori 2021 deri më 31 mars 2022. Qëllimi është kufizimi i përhapjes së Covid-19. Të gjitha zonat e vendit janë të prekura nga virusi. Në 93 për qind të tyre sëmundshmëria 14-ditore është mbi 500 për 100 000 persona dhe në 8 prej tyre treguesi i kalon 1000 për 100 000 persona. Një rritje e ndjeshme e incidencës vërehet te fëmijët dhe të rinjtë (20-29 vjeç). Po rritet edhe numri i të shtruarve në spitale, sqaron qendra e shtypit e qeverisë.

Mbulimi me vaksinimin në vend është 25.53 për qind dhe është larg objektivave të BE-së për 70 për qind të popullsisë së rritur. Mbi 85 për qind e njerëzve të infektuar me SARS-CoV-2 janë të pavaksinuar.


Подкасти от БНР