8.7 për qind e mostrave për Covid-19 ishin pozitive

Rastet e reja me Covid-19 për 24 orët e fundit janë 2569. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 8.7 për qind nga 29 503 testet e kryera janë pozitive.

Të shtruari në spitale janë 6846, nga të cilët 797 në repartet e terapisë intensive. Të sapoardhurit janë 687 dhe 87.77 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar.

Në 24 orët e fundit e humbën jetën 120 persona dhe u shëruan 3092 pacientë.

Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 674, Plovdiv - 219 dhe Varna - 174.

Numri i të imunizuarve gjatë 24 orëve të fundit është 19 744 veta, me të cilët numri i përgjithshëm ka arritur në 3 241 333. Tashmë në Bullgari janë 1 725 730 persona me cikël të përfunduar vaksinimi dhe 73 985 me tre doza.


Подкасти от БНР