28 101 janë të vdekurit me Covir-19 të konfirmuar që nga fillimi i epidemisë

Për 24 orët e fundit u zbuluan 728 raste të reja të koronavirusit në 14 218 testet e kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 5.1 për qind e mostrave janë pozitive. 82.8 për qind e të porsa infektuarve nuk kanë vaksina.

Më shumë raste të reja ka në Sofje – 252, në Varna – 64, në Stara Zagora – 47.

Në spital trajtohen 6707 pacientë, prej tyre 756 në njësitë e kujdesit intensiv.

91 për qind nga 201 pacientët nga sapo të pranuarit nuk janë të vaksinuar.

58 veta vdiqën në 24 orët e fundit me koronavirus të konfirmuar. Me të numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë u bë 28 101 veta.

Ditën e diele u dhanë 4642 doza vaksinash kundër koronavirusit dhe me ta totali u bë 3 295 198.Me imunizim të përfunduar janë 1 755 156 veta. 87 670 janë me dozën e tretë.


Подкасти от БНР