224 veta me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit

3020 janë të infektuarit rishtazi me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 83% e tyre nuk janë vaksinuar. Krahasuar me të hënën, numri i të infektuarve është rritur me 2292 raste. 8% janë mostrat pozitive nga 36 559 testet e kryera, sipas portalit coronavirus.bg.

224 veta kanë vdekur me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit. 92% e tyre nuk janë vaksinuar. Në 14 ditët e fundit, vdekjet nga koronavirusi kanë qenë 1824.

105 123 janë të sëmurët aktivë. 946 janë të pranuarit rishtazi në spitale. Nga ata, 87 për qind nuk janë vaksinuar. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale është 6526. 723 persona janë në njësitë e kujdesit intensiv. 2965 persona u shëruan.

Të hënën janë dhënë 15 819 vaksina. Janë 1 762 938 persona me dy imunizime. Me një dozë të tretë, tashmë janë 92 804 persona.
Подкасти от БНР