Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është duke pritur testet e premtuara për të rikthyer nxënësit e mëdhenj në mësim

Nxënësit nga klasa e 5-të deri në klasën e 12-të do të kthehen në shkollë kur të mbërrijnë testet e premtuara nga Ministria e Shëndetësisë për zbulimin e koronavirusit, tha për bTV ministri i Arsimit, Prof. Nikollaj Denkov. Aktualisht ka rreth 400 000 teste në magazinë, por ato do të përdoren vetëm për nxënësit e vegjël. Sipas ministrit, ka një rënie të ndjeshme të sëmundshmërisë mes mësuesve dhe nxënësve. Në dy javët e fundit, në grupmoshën deri në 19 vjeç, rreth 1000 fëmijë sëmureshin në javë, ndërsa në kulmin e valës së Covid numri i tyre ishte afro 2500. Mbi 10 për qind e nxënësve të shkollave të mesme tashmë janë vaksinuar ose e kanë kaluar sëmundjen, tha Prof. Nikollaj Denkov.


Подкасти от БНР