Përqindja e infeksioneve të reja Covid po rritet

2681 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 81% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 10 për qind e 26 864 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Përqindja e mostrave pozitive u rrit me më shumë se 2 për qind krahasuar me të martën.

Të sëmurët aktivë të regjistruar janë 105 119. 724 janë të sapo shtruarit në spital. 85.36% e tyre nuk janë vaksinuar. Gjithsej 6470 pacientë janë shtruar në spital. 717 janë në terapi intensive.

128 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit me Covid të konfirmuar. 89% e tyre nuk janë vaksinuar. 2557 janë shëruar.

Të martën janë dhënë 19 536 vaksina. Me imunizim të dyfishtë janë 1 772 220 veta. Me një dozë të tretë janë 99 302 persona.
Подкасти от БНР