Parashikimi i motit për 2 dhjetorin

Pritet ngrohje e motit

Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgari. Temperaturat ditore do të rriten. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në shpatet veriore të maleve - erë e fortë jugperëndimore. Temperatura minimale në mëngjes do të jetë nga minus 3 deri në 3 gradë, pak më e ulët - në luginat e Bullgarisë Jugperëndimore. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë ndërmjet 9 dhe 14°, për rajonin e Sofjes deri në 10°. Në mbrëmje dhe gjatë natës me të gdhirë e premtja nga perëndimi vranësirat do të fillojnë të shtohen.

Në male do të kemi mot me diell dhe me erë mesatare deri të fortë jugperëndimore në zonat e larta dhe të hapura. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 6°, në 2000 m rreth 0.

Të premten në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore moti do të mbetet i ngrohtë, por në perëndim do të fillojë të bjerë shi.
Още от БНР уеб
Подкасти от БНР