Bullgaria është për një bashkëpunimit më të ngushtë midis NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor

Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për NATO-n. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm të NATO-s me partnerët Gjeorgjinë dhe Ukrainën në kryeqytetin e Letonisë. Ai shprehu mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të gjashtë vendeve në rajon, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të zgjeruar NATO-BE në kontekstin e kërcënimeve dhe sfidave në rritje ndaj Ballkanit Perëndimor. "Përpjekjet e përbashkëta aktive të dy organizatave po e kthejnë rajonin në një zonë stabiliteti dhe prosperiteti, rezistente ndaj ndikimeve të dëmshme nga vendet e treta," tha Stoev.

Në Riga, Stoev zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologët e tij nga Maqedonia e Veriut - Bujar Osmani dhe nga Danimarka - Jeppe Kofod.
Още от БНР уеб
Подкасти от БНР