Numri i vdekjeve nga Covid në ditë mbetet i lartë

2018 janë rastet e reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. 7,37% e 27 372 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

103 606 janë të sëmurët aktivë të regjistruar. 81.8% e tyre nuk janë vaksinuar. Të sapo pranuarit në spitale janë 514 të infektuar. Mbi 90% prej tyre nuk janë vaksinuar. 6225 pacientë u shtruan në spital. 702 persona të infektuar janë në njësitë e kujdesit intensiv. 3344 janë shëruar.

114 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 93% e tyre nuk janë imunizuar. Numri i të vdekurve po rritet, pasi një ditë më parë sistemi raportoi 89 viktima të sëmundjes.

Të enjten janë dhënë 20 832 vaksina. Janë 1 789 588 persona me nga dy imunizime secili.
Подкасти от БНР