Qytetarë protestues mirëpritën deputetët e rinj

Ambientalistët organizuan një protestë gjatë hapjes zyrtare të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor. “Greenpeace” i priti deputetët me një shishe "Ujë me qymyr" për të tërhequr vëmendjen e tyre për efektin negativ të nxjerrjes së qymyrit mbi ujin në Bullgari, tha Bozhidar Nikollov nga organizata.

Ambientalistët u shpërndanë deputetëve shishe me ujë nga shtatë burime ujore, për të cilat ka prova për ndotje apo rrezik për pakësimin e ujit. Midis tyre janë lumenjtë Struma, Marica, Ovçaritsa, Sazlijka, Tunxha, Razmetanica, si dhe diga “Rozov Klladenec”.

Protestuesit kundër vaksinave kundër Covid shpalosën edhe pankarta para Parlamentit.


Още от БНР уеб
Подкасти от БНР