Ministri i Shëndetësisë u takua me disa nga protestuesit kundër certifikatës së gjelbër

“Nuk kishte një strategji të qartë komunikimi që nga fillimi i pandemisë dhe frika i ndau njerëzit”, tha Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova në një takim me disa nga protestuesit kundër certifikatës së gjelbër. Ajo tha se është kundër vaksinimit të detyrueshëm. Sipas saj, është e rrezikshme të mendohet se vaksina mbron qind për qind dhe për rrjedhojë të mos respektohen masat kundër epidemisë. Ministria Serbezova tha, se vendimi për certifikatën e gjelbër nuk merret vetëm dhe citoi opinjonin e ekspertëve, se vala e koronavirusit që filloi mund të jetë e fundit, njoftoi BTA.

Conço Ganev nga partia “Vëzrazhdane” i bëri thirrje ministrit që të krijojë një grup pune me ekspertë të ndryshëm për të dalë me një mendim se ku dhe si i ndihmon shoqërisë sonë certifikata e gjelbër. Sipas tij, për momentin nuk ka dialog, ndërsa në mediat matematikanë shpjegojnë problemet mjekësore.