Tre herë më shumë bullgarë kanë vdekur nga Covid-19 në vitin 2021

Kjo që po ndodh në Bullgari është një tragjedi e vërtetë. Në vitin e dytë të pandemisë u humbën më shumë se 23 000 jetë, tre herë më shumë se në vitin e parë. Kjo nuk duhej të ndodhte, sepse tashmë kishte vaksina të cilësisë së lartë që ishin dorëzuar në vend, tha për BNT Dr. Skender Sila, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Bullgarinë.

Doza përforcuese siguron më shumë se 80% ulje të rrezikut të shtrimit në spital në rast infeksioni, tha z. Sila dhe u bëri thirrje të moshuarve, njerëzve me sëmundje kronike dhe stafit mësimdhënës që të imunizohen.

Eksperti tha se me Ministrin e Shëndetësisë po punohet për një strategji për të bindur bullgarët të vaksinohen, që sipas tij duhet të jetë një akt vullnetar.