Sipas Ministres së Shëndetësisë Prof. Serbezova certifikata e gjelbër nuk është diskriminim

Kërkesa për certifikatë të gjelbër nuk është diskriminim, ka shkruar në Facebook Ministrja e Shëndetësisë Prof. Asena Serbezova.

Diskriminimi është trajtimi pa bazë objektive i një grupi ose një individi sipas përkatësisë ndaj një bashkësie sociale, kategorie, race, etnie, feje, sipas orientimit seksual etj. Ndarja e njerëzve në baza racionale nuk është diskriminim.

Duhanpirësit nuk janë të diskriminuar, ndonëse pirja e duhanit është e ndaluar në restorante, përveç në ambientet e hapura, sepse mbrojtja e shëndetit të joduhanpirësve ka vlerë më të lartë, tha Ministrja. Prof. Serbezova kujton gjithashtu se vaksina në Bullgari nuk është e detyrueshme për të marrë një certifikatë të gjelbër.