Rritje e re e të sëmurëve me koronavirus

7034 janë të sapo infektuar me Covid në vend në 24 orët e fundit, që është një rritje prej 1331 pacientësh krahasuar me një ditë më parë. 74.6 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar. 17.7 për qind e 39 590 testeve të kryera janë pozitive, dhe treguesi ulet me 1.4 për qind krahasuar me të enjten.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 3879 në 142 472. Në 24 orët e fundit në spitale u shtruan 552 të infektuar. 82.6 për qind e tyre nuk janë të imunizuar. Në spital janë të shtruar 5297 pacientë. Në terapi intensive janë 579 të infektuar.

84 persona me Covid të konfirmuar vdiqën të enjten. 80 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 4071 u shëruan.

Në 24 orët e fundit u dhanë 29 683 vaksina. 1 958 189 persona kanë përfunduar ciklin e imunizimit. Janë 475 257 persona me një dozë përforcuese.