Vala e Omikronit po depërton në vend së bashku me virusin e gripit AH3N2

Mund të thuhet se varianti i koronavirusit “Omikron” dominon në vend. 40 për qind është kuota e mostrave me “Omikron”, njoftoi para bTV Drejtoresha e Qendrës së Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare Prof. Iva Hristova.

“Ky variant i virusit po përhapet duke shtuar rajone të reja. Të infektuarit janë njerëz që nuk kanë udhëtuar”, shpjegoi Prof. Hristova.

“Po ngrihet një valë e madhe e infeksionit piku i së cilës ndoshta do të jetë deri në fund të janarit. Kemi edhe 4 raste të reja të virusit të provuar të gripit AH3N2.Shumë pak mostra dërgohen për gripin sepse të gjithë po e kontrollojnë koronavirusin. Megjithatë, edhe këto pak mostra tregojnë se gripi depërtoi në vendin tonë dhe po përhapet”, shpjegoi Hristova.