Sipas statistikës zyrtare 4 700 njerëz në Bullgari janë infektuar përsëri me Covid-19

Nga fillimi i pandemisë deri më 11.01.2022 në Bullgari janë diagnostikuar 787 178 persona me Covid-19, ndërsa rastet e regjistruara të riinfektimit deri më 22.12.2021 janë 4 692 veta. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova nga tribuna e Kuvendit Popullor gjatë shqyrtimit parlamentar të së premtes. Përpara gazetarëve ajo i cilësoi rregullat në Bullgari për pandeminë si një nga më liberalet. U bë e qartë se nuk po diskutohet përfshirja e vendeve shtesë për të cilat aplikohet kërkesa për një certifikatë të gjelbër. Ajo theksoi se ende nuk ka vendim për heqjen e certifikatës së gjelbër në rast pranie të antitrupave, por një mundësi e tillë është duke u diskutuar.