Eurostat: Bullgaria ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në BE në nëntor 2021

Numri i vdekjeve në Bullgari në nëntor është pothuajse dy herë më i lartë nga ai para pandemisë. Këtë e ka bërë të ditur agjencia evropiane e statistikave Eurostat, cituar nga “Dnevnik”. Eurostat publikoi të dhëna për vdekshmërinë e lartë, sipas të cilave ajo është më e larta në Bullgari ndër 30 vendet e Evropës ku u mblodhën të dhënat.

Sipas rezultateve, në nëntor 2021 vdekjet në Bullgari kanë qenë 88,2% më shumë se në të njëjtin muaj në periudhën bazë para pandemisë. Ky është numri më i lartë i vdekjeve në BE për këtë muaj, i cili rezultoi të ishte më vdekjeprurësi në Evropë vitin e kaluar (26.5%). Në anën tjetër është Suedia me një ndryshim të vdekshmërisë prej minus 0.5%. Matja e Eurostat përkon me valën e katërt të përhapjes së koronavirusit në Bullgari.

Pavarësisht rritjes së vdekjeve në Bullgari në nëntor, ajo nuk e kalon rekordin e nëntorit 2020, kur shkalla e vdekjeve në Bullgari ishte 94%.