77.3% e të sapo infektuarve në Bullgari janë të pavaksinuar

2379 janë rastet e reja me koronavirus në vendin tonë, nga të cilët 77.30% janë të njerëzve të pavaksinuar. Gati 16% e 15 035 testeve janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 151 477 janë rastet aktive të koronavirusit në Bullgari. 44 persona kanë vdekur, 93,18% e të cilëve nuk janë vaksinuar. Numri total i të shtruarve në spital është tashmë 5267 persona. 557 prej tyre janë në repartin e terapisë intensive. 83,62% prej të sapo pranuarve në spital, ose 177 veta, janë pa vaksinë. 1239 persona u raportuan të shëruar në 24 orët e fundit.

Janë dhënë 3719 doza vaksinash, që do të thotë se numri i përgjithshëm i personave me cikël të plotë vaksinimi në Bullgari është 1 962 387. 502.666 persona kanë dozë përforcuese.