Shtretërit për pacientët Covid në Sofje do të shtohen me 10 për qind

Numri i shtretërve për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Sofje do të rritet me rreth 10 për qind këtë javë. Kështu shkroi në profilin e saj në Facebook Kryetarja e Bashkisë së Sofjes, Jordanka Fandëkova. Nga 1878 shtretërit Covid të zbuluar deri më tani në kryeqytet, 63 për qind e shtretërve për pacientët pa komplikime dhe 71 për qind e shtretërve për personat në terapi intensive janë të zëna. Rritja e shtretërve do të bazohet në mundësitë e spitaleve për të siguruar staf mjekësor, shtoi kryebashkiaku. Shkollat ​​dhe kopshtet në Sofje mbeten të hapura. Do të forcohet kontrolli për mbajtjen e maskave në transportin publik.