Vala e Omikronit do të intensifikohet, por mund të jetë e fundit për pandeminë

Ajo që po ndodhte 2-3 javë më parë në Evropën Perëndimore tashmë po vërshon pjesën lindore, tha për BNT Doc. Angell Kunçev, kryeinspektor shtetëror shëndetësor. Ai pret që numri i të infektuarve me Covid të vazhdojë të rritet.

“Një nga cilësitë më të pakëndshme të Omikronit është se ai arriti të anashkalojë pjesërisht imunitetin nga vaksinat, përqindja ra ndjeshëm nja 50-60-70 për qind, por nëse keni një dozë përforcuese, mbrojtja tani është nja 70-80 për qind, gjë që nuk është aspak i vogël”, komentoi Kunçev.

Ka të ngjarë që varianti Omikron t’i japë fund pandemisë. Pas verës, Omikron do të mësohet me trupin tonë dhe do të bëhet një sëmundje e përvitshme që do ta hasim, siç gripi supozon Kunçevi.