Parashikimi i motit për 19 janarin
Pa ngrohje, dielli i dimrit do të shkëlqejë të mërkurën
публикувано на 18.01.22 в 20:25

Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Era veriperëndimore do të dobësohet. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1 gradë, në Sofje rreth minus 6.
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell me erë mesatare veriperëndimore, e cila gjatë ditës do të ndryshojë nga jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 6 gradë, në Sofje rreth 1 gradë.
Në zonat malore gjithashtu do të mbajë mot me diell me erë të fortë veriore deri me stuhi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 0, në 2000 m deri në minus 5 gradë.
Të enjten temperaturat maksimale do të jenë prej 7 deri në 9 gradë. Do të mbetet pa reshje.
Още от Шейкър