Grupi i punës për Certifikatën Covid do të shpallë qëndrimin e tij më 2 shkurt

Këshilltarja e Kryeministrit Kirill Petkov për çështjet e pandemisë Covid, Prof. Radka Argirova, do të koordinojë grupin e punës, i cili me ekspertë të partisë “Vëzrazhdane” do të diskutojë për nevojën e ruajtjes së “Certifikatës së Gjelbër” dhe masave kufizuese. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë Kostadin Kostadinov. Marrëveshja për formimin e grupit të punës ishte arritur me Kryeministrin Kirill Petkov në një takim të premten pas protestës së "Vëzrazhdane" kundër certifikatave dhe kufizimeve kundër Covid. Grupi do të shpallë qëndrimin e vet më 2 shkurt.