Për herë të parë mbi 11 mijë të sapo infektuar me koronavirus

Për herë të dytë këtë javë në Bullgari u regjistrua një numër rekord i të infektuarve të rinj me koronavirus – 11 181. Kjo është me 1185 të infektuar më shumë se një ditë më parë. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Përqindja e mostrave pozitive është gjithashtu në rritje - 24.3 nga 45 956 testet e kryera. Numri i rasteve aktive është gjithashtu rekord – 170 095.

78 për qind e të sapo infektuarve nuk kanë vaksina. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 3320, në Plovdiv - 1348 dhe në Burgas - 878. Në spital trajtohen 5259 pacientë, 554 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv.

Mbi 84 për qind e 660 të sapopranuarve në spitale nuk janë të vaksinuar. 91 persona vdiqën dhe 92 për qind e tyre nuk ishin të imunizuar. Të shëruarit janë 1756 veta.

Të martën u dhanë 18 990 doza të vaksinës kundër koronavirusit. 1 967 200 persona janë me imunizimin e përfunduar. 527 042 veta kanë gjithashtu një dozë përforcuese.