10 herë më shumë teste pozitive për Covid në shkollat

Në muajin e fundit, numri i testeve pozitive për koronavirus në shkollat është i rritur gati dhjetëfish, tha Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov për Nova TV. Aktualisht, 3.6 për qind e mësuesve janë në karantinë, ndërsa përqindja e nxënësve është 2.6. “Faktori kryesor për ditët shtesë të pushimit ndërmjet dymujorit të parë dhe të dytë janë sinjalet se nxënësit dhe mësuesit janë të lodhur dhe kanë nevojë për pushim”, komentoi ministri. Ai theksoi se e drejta e Ministrisë së Arsimit është të mbyllë shkollat në rast të komplikimit të situatës epidemike dhe nëse ka arsye për këtë do ta bëjë më herët.