Jo 6, por 5 do të jenë zonat për nga zënia e shtretërve të terapisë intensive

Bullgaria do të ndahet në 5 zona, jo në 6, siç parashikohej fillimisht në Planin e ri Operativ Kombëtar për trajtimin e pandemisë Covid-19. Në secilën prej zonave do të ketë krahina të mëdha me spitale universitare dhe nuk do të ketë shterim të shpejtë të shtretërve. Këto do të jenë Sofja, Plovdiv, Pleven, Stara Zagora dhe Varna. Propozimi për këtë u bë nga matematikani Nikollaj Vitanov dhe u konfirmua nga kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Aktualisht është duke u zhvilluar një program për përditësimin e informacionit mbi shtretërit e zënë në kohë reale. Kunçev tha se heqja e certifikatës së gjelbër për praninë e antitrupave ende nuk po diskutohet, pasi shumë njerëz mbështeten në to.

Omikron aktualisht ka shkallë të lartë të shpërndarjes, por me nivele shumë të ulëta të mbushjes së shtretërve intensivë, tha kryeministri Kirill Petkov para mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.