Një rënie drastike e të shëruarve nga Covid në 24 orët e fundit

8932 janë të infektuarit me Covid në vend gjatë 24 orëve të fundit. Mbi 77 për qind e tyre nuk kanë vaksina kundër koronavirus. Më shumë se 22 për qind e 39 445 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Numri i të infektuarve të rinj u ul me 1228 krahasuar me një ditë më parë.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 8464 dhe tani është 187 765. Në spitale u shtruan 529 të infektuar. 81.5 për qind e tyre nuk janë të imunizuar.

Në spital janë të shtruar 5198 pacientë. 530 janë në terapi intensive.

87 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 78 prej tyre nuk kishin vaksina. Vetëm 381 u shëruan dhe në krahasim me një ditë më parë ata ranë më shumë se dy herë.

Të enjten u dhanë 19 191 vaksina. Me imunizimin e përfunduar janë 1 973 224 persona. Me dozën e tretë janë 555 333 bullgarë.