Aeroplanë spanjollë “Eurofighter” do të mbrojnë hapësirën ajrore bullgare
публикувано на 21.01.22 в 09:50

Bullgaria po punon për tre skenarë të mundshëm në rast konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, tha Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev për Nova News TV.“Për momentin, nëse dhe çfarë vendimi pritet, do të jetë e qartë në javët e ardhshme. Një takim i ministrave të mbrojtjes është i planifikuar për në shkurt në kalendarin e NATO-s. Deri atëherë duhet të kemi një qëndrim kombëtar, të cilin duhet ta mbroj në takim”, shpjegoi ministri.
Me kërkesë të NATO-s, Spanja në shkurt do të dërgojë në Bullgari 6 avionë “Eurofighter” me një ekip prej 100 ushtarësh, tha Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles. “Ky është një mision që mbron hapësirën ajrore aleate përballë pranisë së vazhdueshme të avionëve rusë”, tha Robles.
Още от БНР уеб