Çdo i pesti njeri i testuar për Covid rezulton pozitiv

2847 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, 6630 ishte numri i tyre një ditë më parë. 77% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më shumë se 21% e 13 268 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve aktivë të regjistruar u rrit me 542 duke arritur 202 421 veta. Të sapopranuarit në spitale janë 207. Prej tyre 84 për qind janë të paimunizuar. Janë shtruar 5309 pacientë. 550 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit, 28 persona me Covid-19 kanë humbur jetën. Të gjithë të vdekurit nuk kanë pasur imunizimin e plotë. 1376 persona janë regjistruar të shëruar.

Të dielën u dhanë vetëm 1 938 vaksina. Kursin e plotë të vaksinimit e kanë kryer 1 976 308 persona. 569 133 kanë marrë dozë përforcuese.