Pritet që vala e Omikronit të ulet në pranverë

Një përqindje shumë e ulët e të infektuarve me shtamin Omikron shtrohen në spital dhe pacientët me Covid të rëndë janë shumë pak, tha Prof. Todor Kantarxhiev, këshilltar shëndetësor në Bashkinë e Sofjes dhe ish-drejtor i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare, transmetoi BNR.

Në vend ka prova të sigurta që sëmundja kalon më lehtë. Këtë e ripohon edhe numri më i ulët i të shtruarve në spital, tha profesori.

“Deri në fund të pranverës do të kemi një ulje të konsideruar të rasteve dhe verën situata do të qetësohet”, parashikon shkencëtari. Sistemi shëndetësor do të jetë në gjendje të kufizojë përhapjen e sëmundshmërisë në vjeshtë. Masat nuk duhet të jenë shumë strikte, por duhet të merren me kohë, bëri konkluzionin Kantarxhiev.