Kushtet e certifikatave jeshile në Bullgari nuk ndryshojnë
публикувано на 25.01.22 в 15:57

Nuk ka plane për ndryshim të afateve të vlefshmërisë së certifikatave të Covid brenda vendit, tha kryeinspektori shtetëror shëndetësor, Doc. Angell Kunçev. Kushtet e certifikatës së gjelbër digjitale nuk vlejnë për Bullgarinë, theksoi Kunçev pasi Komisioni Evropian prezantoi rregulla të reja. Sipas tyre, nga 1 shkurti, të gjitha certifikatat e lëshuara digjitale të BE-së për Covid që vërtetojnë një kurs të përfunduar vaksinimi do të jenë të vlefshme për 270 ditë nga data e dozës së fundit. Certifikatat e dozës përforcuese janë pa afat.
Doc. Kunçev i cilësoi si çmenduri reportazhet e paraqitura në televizion për njerëzit që pinë preparate për dezinfektim sanitar, si ilaç kundër koronavirusit.Още от Të dhëna aktuale