Parashikimi i motit për fundjavën

Mot i butë dimëror në fundjavë

Të shtunën në mëngjes temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6 deri në minus 1 gradë, në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore deri në minus 9, në Sofje rreth minus 6 gradë.

Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare nga perëndimi e cila do të shpërndajë vranësirat në rajonet jugore. Në të gjithë vendin do të mbajë mot me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 8°, në Sofje – rreth 2°.

Në male vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpeshherë të konsiderueshme dhe në disa vende me borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth minus 6, në 2000 m do të jetë rreth minus 9 °.

Të dielën do të mbajë vranësira të ndryshueshme, temperaturat do të rriten me 2-3 gradë.