Në bujqësinë bullgare me sukses aplikohen teknologjitë për të thithur karbonin në tokë

Në kultivimin e drithërave dhe kulturave industriale në Bullgari po aplikohen gjithnjë e më me sukses teknologjitë për të thithur karbonin në tokë. Sipas Zëvendësministrit të Bujqësisë Momçill Nekov, i cili po merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit dhe Bujqësisë, këto teknologji mbrojnë tokën nga erozioni, ujin nga ndotja, përmirësojnë biodiversitetin dhe aktivitetin biologjik. Në fjalinë e tij në forum, Zëvendësministri Nekov theksoi se thithja e karbonit dhe ruajtja e tij në tokë arrihet përmes praktikave të mira bujqësore, të studiuara për këtë qëllim dhe të përshtatura në tokat bullgare. Sipas tij, periudha e tranzicionit nga trajtimet konvencionale në teknologjinë e përshkruar nuk është e shkurtër dhe zgjat rreth 5 vjet, përveç kësaj nevojiten trajnime dhe zëvendësim të pjesshëm të pajisjeve. Prandaj, sipas tij, ndihma financiare në kuadër të masave agro-mjedisore është thelbësore për t’i ndihmuar fermerët të kalojnë në këto metoda të ruajtjes.


Още от БНР уеб