Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Radio Kombëtare Bullgare: 80 vjet në 80 javë – Fillimi

Автор:

“Mirëdita, të nderuar dëgjues” – këto fjalë tingëllojnë në radioeterin e vendit tashmë 80 vjet. Gjatë pothuaj të gjitha këtyre viteve Radioja Kombëtare Bullgare zë një vend të konsiderueshëm në jetën shoqërore dhe politike të vendit, ajo është thesari i kulturës bullgare, depoja e shpirtit dhe historisë bullgare. Në rubrikën “80 vjet në 80 javë” Radio Bullgaria do t’ju njohë pikërisht me këtë thesar kombëtar – me kujtesën prej tingujsh të Bullgarisë, e cila ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare. Nëpërmjet incizimeve të ruajtura atje do t’ju rikujtojmë për ngjarje dhe fakte interesante, do të dëgjojmë zërat e politikanëve, shkrimtarëve, poetëve, muzikantëve, gazetarëve, sportistëve, të cilët kanë lënë gjurma të thella në jetën e vendit tonë. Do të dëgjojmë fakte për të cilat krenohemi, dhe të cilat na bëjnë për të menduar mbi kohën e kaluar. Me të gjitha këto do të shënojmë jubileun e Radios Kombëtare Bullgare.

Ajo u themelua me një urdhër-ligj, të miratuar nga Mbreti Boris III më 25 janar 1935. Miratimi i këtij ligji është rezultat i shumë debateve parlamentare, ku u bëhet thirrje “autoriteteve” për të transmetuar në radio”. “Ne jemi duke dëgjuar në radio muzikë nga Beogradi, Stambolli dhe Bukureshti, por nga ana jonë nuk bëhet asgjë për propagandimin e idesë dhe këngës bullgare” – këto janë fjalë të deputetit Dobri Daskallov, të shprehura nga tribuna parlamentare që në vitin 1930, i cili pas kësaj shton: “Jam i bindur se po të kishim një radiostacion këtu fjalimet tona do të dëgjoheshin menjëherë dhe ne, si deputetë, do të turpëroheshim më shumë nga vetvetja dhe nuk do të bënim gabime të mëdha.”

Në mes të vitit të njëjtë ishte bërë prova e parë për radiotransmetime nëpërmjet radiostacionit shtetëror bullgar, duke u përdorur transmetuesi radiotelegrafik i Sofjes. Programi ishte dëgjuar që në Burgas. Mirëpo prova e parë tregoi se kështu nuk mund të transmetohet në mënyrë efektive në mbarë vendin radiosinjale me valë të gjata. Prandaj ministri i transportit Petko Stajnov emëroi një komision të posaçëm, i cili duhej të përgatiste dhe të ndërtonte një stacion të madh. Gjatë fitit 1934 Këshilli i Ministrave lejoi livrimin e një huaje nga Arka e Kursimeve për furnizimin e një transmetuesi të madh. Me një urdhër nga muaji janar i vitit 1935 tashmë dispononim një radio zyrtare shtetërore me emrin Radio Sofja.

Mirëpo ajo e ka prejardhjen e vet. Historia e tij në fakt është vepër e disa radio-amatorëve, të cilët krijuan bashkimin “Radioja vendase”. Programet e tyre të para startuan që gjatë vitit 1930. Atje kishte lajme, informacion të ndryshëm, muzikë nga pllakat e gramafonit, si dhe muzikë live. Siç na tregon gazetari Hristo Bërzicov, “programi i radios ishte naiv, por ishte i sinqertë”.

Për fillimin e radiotransmetimit bullgar dhe për krijimin e radios kombëtare mund të mësoni nga kujtimet e prof. Asen Marinovit – udhëheqësi i shërbimit teknik të radios shtetërore që nga viti 1936 deri më 1952. Incizimi ishte bërë me rastin e përvjetorit të 50-të të krijimit të medies dhe ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare.

Godina e Bashkimit Radioja vendase në rrugën Benkovski (majtas); ndërtesa e Radio Sofjes në rrugën Moskovska.“Tingëllimi i parë i fjalëve bullgare dhe i muzikës bullgare para 50 vitesh ishte dëgjuar edhe jashtë shtetit. Ai u pasqyrua edhe në shtypin e huaj. Morëm shumë letra të bukura nga bullgarët, që banojnë jashtë. Revista gjermane “Radiowelt” në numrin e saj të nëntë nga viti 1932 publikoi një artikull “Radioja vendase”, ku kishte të dhëna historike për të dhe 4 fotografi: të drejtorisë së Bashkimit “Radioja vendase”, të udhëheqësit të parë në rrugën “Benkovski”, të spikeres Lina Shopova dhe të udhëheqësve teknikë të transmetuesit. Në vitin 1933 në gazetën turke “Milliet” Turgut Mithad shkroi një artikull për “Radion Vendase”. Disa gazeta gjermane, greke dhe italiane, si dhe disa radio-stacione gjithashtu publikuan artikuj për të. Për shkak të interesit të madh të shtetit ndaj radios dhe ndaj të gjitha çështjeve të lidhura me radio-transmetimin te ne, disa dallime midis dy grupeve të radio-amatorëve – të Bashkimit “Radioja vendase”dhe të “Radio bashkimit bullgar” ishin likuiduar. Dy bashkimet u bashkuan me një protokoll nga 8 gushti 1934. Programet e “Radios vendase” vazhduan deri në fillim të 1935-ës, kur doli një urdhër-ligj për radion. Në përputhje me nenin 1 të këtij ligji radioja u bë monopol i shtetit. Ai u angazhua për të ndërtuar një radiotransmetues dhe ta zhvillojë radiotransmetimin në mbarë Bullgarinë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!