Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Mandrica – i vetmi fshat autentik shqiptar në Bullgari e fton botën për vizitë

Në kufirin tonë me Greqinë, në pjesën më lindore të malit Rodopa, ndodhet i vetmi fshat autentik shqiptar në Bullgari

Автор:
БНР Новини
6
Снимка: Maria Peeva

Si çdo të diel Mandrica zgjohet me tingullin e kambanës së kishës “Shën Dimitër”. Në të tashmë nuk ka prift, kurse kambanës i bie gjyshja Sulltana. Ajo hap kishën, brenda së cilës çdo të dielën mblidhen gjyshet e Mandricës. Ato ndezin qirinj, luten dhe qerasin për shëndet.

СнимкаSot janë gjallëruar shumë sepse gjatë natës në fshat ka ardhur një grup motoristësh. Ata kanë ndaluar këtu për të kaluar natën gjatë rrugëtimit për në Greqi. Zhurma e motorëve i çon banuesit e Mandricës mbrapa në kohë, kur të gjithë shtëpitë trekatëshe ishin plot njerëz dhe kur fëmijët nga fshatrat e afërta vinin në shkollën vendase për të mësuar.

СнимкаLegjendën për themelimin e fshatit na tregon Marija Stoençeva, e cila është “historia e gjallë” e fshatit: “Fshati është themeluar në vitin 1636 nga tre vëllezër blegtorë, që vijnë nga fshati Vithkuq afër Korçës. Sipas legjendës ata siguruan mish dhe qumësht për ushtrinë turke gjatë kohës së udhëtimit të saj drejt Edrenesë. Si shenjë mirënjohjeje pashai u dha të drejtën të zgjedhin vendin, ku dëshirojnë të banojnë. Kur u vendosën ata ndërtuan një baxho dhe filluan të shesin prodhimin e tyre në fshatrat e afërta. Në bullgarisht baxho është “mandra” dhe nga kjo fjalë u formua toponimi Mandrica. Zanati i vendasve më vonë u bë rritja e krimbit të mëndafshit dhe për këtë arsye rajoni i fshatit është plot me mana.”

СнимкаShtëpitë trekatëshe prej qerpiçi janë ndërtuar posaçërisht për rritjen e krimbave të mëndafshit dhe fshati u bë një nga prodhuesit prijës në këtë degë. Kultivimi i duhanit gjithashtu ishte shumë i përhapur në fshat, atje u zhvilluan edhe zanate të tjera. Ka pasur punishte të lëkurës, punishte për prodhimin e fuçive, për tahan, për shkrirje dhe prodhimin e kambanave etj.

СнимкаDikur dasmat zgjatnin nga tri ditë, kujton Marija Stoençeva: “Ato fillonin të premten me rruajtjen e dhëndrit. Të shtunën shkonim në gostitje, të dielën me karrocë shpihej prika e nuses. Dasmat ishin shumë të pasur, me valle në tre rrathë. Për Pashkët kishim Rrotë Rrotulluese Ferris dhe ne, fëmijët paguanim me lekë apo me vezë të kuqe për të vozitur. Në Festën e të Lidhurave të Djathit bënim karnaval, i cili shkonte nëpër fshat dhe secili jepte gatime për të tjerët. Pastaj fillonin vallet.”

СнимкаSipas tregimeve gojë pas goje vendasit u martuan për gra nga fshatrat e afërta dhe kështu popullsia u rrit deri në 3500 banorë. Të sapoardhurat duhej të mësonin shpejt gjuhën shqipe. 400 vjet më vonë kjo formë arkaike e shqipes akoma po flitet.

E folmja e Mandricës

E folmja e Mandricës është ruajtur për brezat në Fjalorin e parë bisedimor me fjalorth. Autorja e tij është mësuesja Marija Georgieva – Peeva. Konsulent i librit është ish diplomati dhe studiues i pasionuar i gjuhës shqipe Ludmill Stankov.


Posaçërisht për paraqitjen e librit në Universitetin e Sofjes nga Shkupi mbërritën Muharrem Idrizi dhe Alush Kamberi – autorët e librit “Katër shekuj të pangjunëzuar”. Pse ata e quajnë Mandricën një fenomen në botën e diasporës shqiptare dhe çfarë kujtime mbajnë nga vizita në fshat mund të dëgjoni në intervistën.

Alush Kamberi, Kryetari i Shoqatës për Ringjalljen e Mandricës Ivajllo Petrov dhe Muharrem IdriziTë rinjtë e Mandricës duk dëshirojnë që nga historia e fshatit të tyre të mbetet vetëm një fotografi bardhë e zi në shtëpinë e tyre në ndonjë prej qyteteve të mëdha. Në vitin 2010 ata themeluan Shoqatën për Ringjalljen e Mandricës. Qëllimi është që të tërheqin njerëz të cilët dëshirojnë të blejnë pronat të patundshme në fshat dhe kështu ta ringjallin. Përpiqen ta popullarizojnë me një kalendar të pasur ngjarjesh (tubim, festë për fëmijët, takime fisi etj). Shpresojnë edhe te turizmi, duke përpjekur të dalin jashtë klishesë “turizëm fshatar”. Ivajllo Petrov, kryetar i shoqatës tregon pse:

Снимка“Këtu ka të gjitha kushtet për zhvillimin e turizmit kulturor dhe historik. Në rajonin e Mandricës ka kisha të vjetra dhe rrënoja të fortifikatave të vjetra. Vetëm 18 kilometra larg fshatit ndodhet vila antike “Armira”, e cila është një nga pasuritë e mëdha kombëtare. Ka larmi të madhe shpendësh dhe bimësh, klima është e përshtatshme për pushim. Fshati ndodhet midis dy lumenjve, që janë të përshtatshëm për peshkim. Në vetë fshatin ka gjëra interesante – është ruajtur relativisht mirë shkolla e vjetër nga shekulli i XVIII. Arkitektura e saj është greke.

СнимкаMund të shihet edhe e ashtuquajtura “Shtëpia e Mjekut – kjo është shtëpia e gjinekologut Atanas Pejkidis – një nga pak njerëzit me arsim të lartë në atë kohë. Për pesë vjet krijuam kushte për ndërtimin e dy hoteleve – një kompleks ekologjik, të ndërtuar me tulla qerpiçi të certifikuara nga ne, dhe një hotel familjar. Kemi kushte të shkëlqyeshme për një pushim të bukur familjar.”




Në pritje të autobusit për qytetin më të afërt – Ivajllovgrad, gjyshet e Mandricës na përcjellin me buzëqeshje, verë shtëpie, mjaltë dhe reçel fiqsh. Dhe na urojnë “Mbetuni me shindet”. Një prej tyre shton: “E ftojmë botën për vizitë!”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Maria Peeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Галерия