Eмисия новини
от 16.00 часа
Българско национално радио © 2021 Всички права са запазени

Njohja e pakicës bullgare i bashkoi deputetët në Kuvend

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини
Снимка: BGNES

СнимкаDisa ditë pas miratimit të projektligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, më shumë për qëndrimet dominuese në shtet na tregoi Konsulli i Nderit i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxhaj.

Sipas tij ky është një sukses i madh për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe situata u vlerësua në mënyrë të drejtë nga deputetët shqiptarë. Oponentët e përhershëm nga Partia Socialiste dhe nga Partia Demokratike arritën unanimitet të paparë duke respektuar Konventën e Këshillit të Evropës dhe Rezolutën e 15 shkurtit të këtij viti, të cilat përcaktojnë qartë se çfarë do të thotë minoritet.

Faktori bazash është si e ndien veten çdo njeri – në qoftë se e ndien se është bullgar dhe e deklaron këtë nëpërmjet deklaratës apo firmës së tij, ky fakt duhet respektuar. Kushtet e tjera janë rrethanat historike të kësaj popullsie, dhe gjuha që e flasin” – tha zoti Hoxhaj.

Më shumë rreth kësaj çështjeje mund të dëgjoni në intervistën e zotit Selim Hoxhaj të dhënë posaçërisht për Radion Kombëtare Bullgare:


Новините на БНР - вече и в Instagram. Акцентите от деня са в нашата Фейсбук страница. За да проследявате всичко най-важно, присъединете се към групите за новини – БНР Новини, БНР Култура, БНР Спорт, БНР Здраве, БНР Бизнес и финанси.