Eмисия новини
от часа
Българско национално радио © 2021 Всички права са запазени

Protestat në Bullgari si një “lojë historike e asociacioneve”

Proceset nga ditët e fundit përmes vështrimit të protestuesve dhe vëzhguesve

Снимка: Darina Grigorova

Para rreth një jave një varg ngjarjesh provokuan moskënaqësinë e bullgarëve. Rastësisht apo jo, prova e liderit të partisë “Po, Bullgaria” Hristo Ivanov të arrijë deri tek plazhi i portit të naftës “Rosenec” dhe ngatërresat dhe grindjet e tij me përfaqësues të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare, të cilët ruajnë të ashtuquajturat “saraje” të kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ahmed Dogan ngritën çështje dhe pyetje mjaft të dhimbshme.

Reagimi i presidentit Rumen Radev nuk vonoi në lidhje me këtë se kush dhe si e vendos nëse Dogan dhe aleati i tij po nga kjo parti Deljan Peevski kanë të drejtën e një roje personale, për llogari të taksapaguesve. Një ditë më vonë, pas deklaratës zyrtare të Radevit, Prokuroria e Specializuar dhe ajo Ushtarake hynë në Presidencë në lidhje me dy procese të ndryshme paragjyqësore. Veprimet e koordinuara të prokurorisë dhe arrestimi pasues i një këshilltari dhe i sekretarit të presidentit Radev shkaktuan në shoqëri asociacione për një grusht shteti institucional.

Ndërsa aksioni i prokurorit po vazhdonte në rrugën “Dondukov”2, qytetarët u mblodhën në një protestë spontane përpara presidencës. Një sërë ekspertësh, mes të cilëve dhe avokati për të drejtat e njeriut Mihaill Ekimxhiev e përcaktuan situatën si “një masakër kundër kushtetutës dhe një grusht shteti prokurorial kundër institucionit presidencial”. Pakënaqësia civile kaloi në një protestë të përditshme antiqeveritare me kërkesa për dorëheqje, si të kabinetit, po kështu dhe të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev.

Pak nga pak protestat përfshinë që të gjithë vendin, arritën dhe deri tek disa bashkësi bullgare jashtë kufirit. Shumica e analizatorëve e krahasuan atë që po ndodh sot me protestat nga periudha e viteve 2013-2014 dhe shprehën shqetësim, se pa një lider kërkesat për ndryshim të modelit politik nuk do të arrijnë rezultatin e pritur. Si një shkak për këtë ata vunë në dukje  sistemin oligarkik, i cili eviton çdo lloje provash për një alternativë politike.

Pamja e protestave në të ashtuquajturin trekëndësh të pushtetit, e dukshme nga fotografitë dhe nga komentet në rrjetet sociale, duket pak më e ndryshme. Aty qartazi dhe në mënyrë kategorike dallohet dëshira njëherë e përgjithmonë t’i vihet fund korrupsionit dhe shkeljes së ligjit, të cilët sipas protestuesve janë pjesë e pandarë e udhëheqjes së vendit në vazhdim të 30 vjetëve. Mbase për këtë shkak disa shikojnë një ngjashmëri me ngjarjet  nga vitet 90 të shekullit të kaluar, kur bullgarët besonin në ndryshimet demokratike dhe këmbëngulnin për një ndërrim të modelit.


“Por sot në rrugë janë fëmijët tanë, të cilët për nga zelli dhe forca janë po kaq të papajtueshëm, saç qemë ne gjatë periudhës së viteve 1989-1990!” shënon në rrjetin social botuesja Zhana Ivanova. Ajo kujton sesi protestuesit atëherë kanë dalë nëpër sheshet bashkë me fëmijët e vet, kurse sot këtë e bëjnë fëmijët e tyre të rritur.

A do të mund të arrijnë protestat këmbimin kaq të kërkuar të modelit?


Prognozat e analizatorëve janë më tepër skeptike. Kriza ekonomike e cila  po afron, e shkaktuar nga pandemia Covid-19, si dhe provat e figurave të caktuara të shfrytëzojnë energjinë e protestave në dobi të vet po e forcon skepticizmin dhe mes pjesës më të madhe  prej njerëzve, të cilët nuk shikojnë një alternativë reale të drejtimit të tanishëm. Por, që të gjithë janë kategorikë për një gjë – ndryshimi është më se i domosdoshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES

Новините на БНР - вече и в Instagram. Акцентите от деня са в нашата Фейсбук страница. За да проследявате всичко най-важно, присъединете се към групите за новини – БНР Новини, БНР Култура, БНР Спорт, БНР Здраве, БНР Бизнес и финанси.