Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Rritje e pakënaqësisë para godinës së Televizionit Kombëtar Bullgar

Godina e BNT-së në Sofje
Снимка: Ani Petrova

Dje në mbrëmje tensioni i protestave u rrit para godinës së Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT). Protestuesit bllokuan godinën me kërkesë për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Emill Koshllukov dhe dy orë nuk lejuan që nga ajo të dalin kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it Daniella Daritkova dhe liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova, të cilat morën pjesë në programin televiziv “Panorama”.

Me përjashtim të këtij incidenti protesta në kryeqytet dhe në mbarë vendin kaloi qetë. Sot për të shtatëmbëdhjetën mbrëmje me radhë demonstruesit do të takohen para godinës së Këshillit të Ministrave me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна