Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ftua e artë, rrush i vjeshtës

Në këngët popullore bullgare shumë simbole janë frymëzuar nga frutat e vjeshtës.Foto: Petër Georgiev
Në kulturën tradicionale bullgare Dita e Lartësimit të Kryqit të Nderuar, e cila shënohet çdo vit më 14 shtator, konsiderohet vijë ndarëse midis verës dhe vjeshtës. Vende-vende kjo është dita e fillimit të vjeljes së rrushit. Në krahina të tjera këtë ditë fillojnë të mbledhin arrat. Bullgari e lidh vjeshtën e hershme me bollëkun e frutave të pjekura, me bereqetin e mbarë dhe me korrjen e të lashtave. Në fakt ky është përfundimi i frytshëm i sezonit bujqësor. Të shumta janë simbolet e frymëzuara nga frutat e vjeshtës, të ruajtura në traditën e pasur popullore bullgare.
“Ilijo, o moj beqari i ri, a e ke parë rrush të zi? Ai është sytë e mia të zinj.” Kështu vajza i refuzon beqarit të hapë portat, kur ai insiston të shikojë sytë e saj të bukur të zinj. Në një këngë tjetër vasha shpjegon se sytë e saj janë të zinj, sepse kur ishte e vogël i ushqenin me rrush të zi. Të shumta janë krahasimet poetike në folklorin bullgar. Ka këngë, në të cilat vasha përshkruhet si një hardhi. E mbëltuar në oborrin e shtëpisë, hardhia e ka lëshuar rrënje të thella, dhe e ka rritur me trung të hollë dhe të gjatë me filiza të përdredhura. Ka shumë këngë popullore bullgare, subjekti i të cilave zhvillohet nën hijen e hardhisë. Një temë interesante në folklorin bullgar është kur vashën e zë gjymi nën hardhinë plot vile rrushi. Pranë saj rastësisht apo jo kalon një beqar. I magjepsur nga joshja dhe bukuria e saj ai shkëput një gjethe nga pema e rrushit. Ai e zhyt në ujin e ftohtë dhe spërkat pikla uji mbi fytyrën e bardhë dhe të kuqe të vashës. Mirë po ajo nuk zgjohet. Atëherë beqari bëhet më i guximshëm dhe e merr unazën nga gishti i dorës. Vasha vazhdon të flejë. Pas kësaj beqari merr gjerdanin nga qafa e saj e gjatë dhe e hollë. Mezi atëherë vajza zgjohet nga gjymi i thellë. Dhe në vend që të zemërohet, ajo i buzëqesh beqarit dhe shkon së bashku me të, të hipur kalin e bardhë. Ky është një subjekt, nënteksti i të cilit vjen të sugjerojë, se vajza pranon të martohet me këtë djalë të bukur.

Të shumta janë këngët popullore bullgare, në të cilat vajzat krahasohen me molla të kuqe, me qershi, me hardhi rrushi etj. Në një këngë një beqar i dashuruar ëndërron, që vasha e zgjedhuar të jetë mollë e kuqe, që të këputë, ose lule e hershme që të zbukurojë kallpakun. Por vajza e dëshiruar mbetet e paarritshme, sepse prindërit e saj kanë ndërmend ta martojnë për një djalë tjetër, të zgjedhur prej tyre. Ka shumë këngë të tjera popullore, në të cilat vajzat krahasohen me mollët. Dhe kjo nuk është e rastit. Për bullgarin molla mishëron bukurinë tradicionale të vajzave – faqe të kuqërreme dhe fytyra e bardhë. Ato shenje të mollës në traditën popullore simbolizojnë shëndetin.

Molla e pjekur e kuqe për bullgarin ka një kuptim më të thellë. Konsiderohet, se kjo është një nga shenjet se vajza është gati për martesë. “O moj vash e bukur Stojanko, sot në mbrëmje do të dërgoj krushqit.” Kështu djali i paralajmëron të dashurën se krushqit do të shkojnë që ta marrin atë nuse. Në traditën e popullit molla është edhe shenja dasmore. Mollë ka mbi flamurin e dasmës dhe në mesë të buqetës së nuses. Në një këngë tregohet, se një beqar syzinj fton vashën të kërkojë në gjinjtë e tij nën këmishë mollën e fshehur aty pranë zemrës. Në të ka një unazë martese. Kështu djali i drejton vajzës propozim për martesë.

Rrushi është një shenje dashurie. Ftua, që piqet gjatë vjeshtës së vonshme, mishëron pjekurinë e gruas. Kjo simbolikë haset edhe në parashikimet e vajzërisë për martesë. Në të, ftua e pjekur vjen të sugjerojë se mosha e vajzës është pak e kaluar për martesë.
Ka një këngë, në të cilën vajza duke përshkruar të dashurin tregon, se shpirti i tij e mban erën e shermashekut pranveror dhe të ftoit vjeshtor.

Autore: Rumjana Panajotova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD