Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Imagjinatë, ëndrra dhe realitet ndërthuren në folklorin bullgar

Në folklorin bullgar drenusha është simboli i një vajze të mirë ose i një gruaje të re. Foto: arkiv
A mund njeriu të bëhet një hero përrallor dhe të përjetojë aventura të pazakonshme vetëm për një natë?
Një bari i ri mori vesh se mbreti kishte premtuar të martonte vajzën e tij për burrin që do të zbulojë sekretin e saj. Çdo natë vajza e mbretit delte fshehurazi nga pallati dhe deri në mëngjes dëmtonte 9 palë këpucë. Bariu i ri vendosi ta provonte fatin e tij. Një mbrëmje ai e ndoqi princeshën. Por ajo arriti deri në det dhe eci mbi ujë. Kurse bariu mbeti në breg. Atëherë ai pa në largësi zjarr dhe shkoi të paktën të kalonte natën afër zjarrit. Atje gjeti tre burra, të cilët nuk mundnin të ndanin trashëgiminë e të atit – një kapelë, një kamxhik dhe një tavë. Burrat thanë se këto sende ishin magjike. Kapela e bënte të padukshëm njeriun, kamxhiku e kthente në një kalë me krahë, kurse në tavë jetonte një shpirt, i cili zbatonte dëshirat e njeriut. Duke e dëgjuar këtë, bariu u premtoi t’i ndihmonte, po t’ia jepnin sendet magjike. Burrat u larguan pak dhe bariu i ri i mori sendet – u bë i padukshëm, i hipi kalit me krahë dhe e ndoqi princeshën. Ashtu bashkë me të hyri në një kopsht të mrekullueshëm. Atje princesha vallëzonte tërë natën me shumë vajza të tjera të bukura dhe dëmtonte 9 palë këpucë. Në mëngjes i riu i tregoi mbretit se çfarë kishte mësuar. Por mbreti i dha dy detyra të reja të pazbatueshme: për një natë të ndante dhe të numëronte tri lloje drithërash, të përziera në një grumbull të madh, kurse natën tjetër të çojë në mal për të kullotur tre lepuj, pa i humbur. I riu thirri shpirtin e tavës dhe ai e ndihmoi. Kështu pas tri netësh bariu i varfër u martua me princeshën dhe trashëgoi mbretërinë.

Nuk është aq romantike historia tjetër për jetën e fshehtë të natës. Kësaj here personazhi është një burrë i pazakontë. Ditën ai ishte gjarpër, kurse natën – njeri. Erdhi koha që të martohej. I pëlqente vajza e mbretit. Edhe kësaj here mbreti i dha detyra të pazbatueshme. E para – të ndërtonte një urë mbi det për një natë. Natën tjetër i tha të ndërtonte një kishë në bregun tjetër të detit deri në mëngjes. Njeriu-gjarpër thirri të gjithë gjarpërinjtë, hardhjet, bretkosat, ujqit dhe arinjtë për ta ndihmuar. Kështu zbatoi kushtet e mbretit. Natën e tretë u bë dasma dhe filloi jeta e përbashkët e të rinjve. Një herë te vajza e mbretit erdhi një grua. Ajo e këshilloi që në mbrëmje, kur i shoqi hiqte këmishën e gjarprit, ajo ta merrte dhe ta digjte – kështu burri nuk to ta vishte më gjatë ditës dhe to të mbetej njeri. Princesha e zbatoi këshillën. Por i shoqi u zemërua shumë. “Çfarë bëre! – i tha ai së shoqes. – Magjia tashmë përfundonte dhe do të mbetesha njeri përgjithmonë.” Dhe iku nga shtëpia. Kurse e shoqja mbeti për ta pritur vite me radhë.

Një këngë rrëfen për dialogun midis bashkëshortëve të rinj Milan dhe Milica: “Pse njerëzit thonë, se ditën je një nuse e re, kurse natën je një drenushë pylli?” – pyeti Milani. Në folklorin bullgar drenusha është simboli i një vajze të mirë ose i një gruaje të re. Por në këngë krahasimi shkakton dyshime. Drenusha natën shkonte në mal, kurse në mëngjes kthehej në shtëpi si grua, por fustani i saj ishte i lagët nga vesa, kurse këpucët e saj – të mbuluara me baltë nga shtigjet e pyllit. “Mos dëgjo se çfarë thonë njerëzit – iu përgjigj Milica të shoqit. – Fjalët e njerëzve janë thika të mprehta, njerëzit janë ziliqarë dhe duan të na ndajnë”. Kështu gruaja e re përgënjeshtroi dyshimet e të shoqit.

A vijnë këto histori përrallore nga kultet e lashta ndaj hyjnive me pamjen e kafshëve të ndryshme? Ose janë ngjarje reale, të treguara në mënyrë përrallore? Në botën e folklorit bullgar, plot me mrekulli, imagjinata, ëndrrat dhe realiteti gjithmonë ndërthuren.

Autore: Rumjana Panajotova
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

Më shumë nga rubrika

Paraqitja e zakoneve të lidhura me ditën e Shën Varvarës

Tre festa në fillim të dhjetorit shënojnë kalimin nga vjeshta në dimër

4 dhjetori është festa kishtare e Dëshmores së Madhe të Shenjtë Varvara , e festuar si nga Ortodoksia, ashtu edhe nga Katolicizmi. Varvara ishte një vajzë nga një familje fisnike, е cila vdiq për besimin e saj të krishterë në fillim të..

botuar më 22-12-05 9.21.PD
Foto: Muzeu Historik Rajonal i Sofjes

Në "dasëm" në Muzeun Historik Rajonal të Sofjes

Çfarë ndryshimesh pësuan traditat e dasmave bullgare pas çlirimit në vitin 1878? Si qyteti, si qendër tërheqëse për një lloj të ri jetese, ndryshon edhe dasmën? Çfarë solli socializmi në periudhën 1944-1989? Përgjigjet për këto dhe shumë pyetje të..

botuar më 22-11-17 7.15.PD

Grupe folklorike bullgare nga e gjithë bota takohen në Sofje

Formacione folklorike bullgare nga mbarë bota mblidhen në Sofje nga 11 deri më 13 nëntor 2022 në një takim seminar. Qëllimi është të vihet fillimi i një seri takimesh vjetore të udhëheqësve të formacioneve të ngjashme të bullgarëve jashtë shtetit. Këtë..

botuar më 22-10-30 12.05.MD