Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Sofia – mbrojtëse e kryeqytetit bullgar

Bazilika "Shën Sofia" ia ka dhënë emrin kryeqytetit të sotëm bullgar. Tempulli është ndërtuar në këtë vend gjatë shekullit IV, kurse ndërtesa e sotme është nga shekulli VI. Një vend të posaçëm në të zë ikona e martireve të shenjta Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria.Foto: E. Jonçeva
Më 17 shtator festojmë Ditën e Sofjes. Kryeqyteti bullgar ka pranuar për festë ditën e mbrojtëses së vet të krishtere Shën Sofia dhe të tria bijat e saj – Besa, Shpresa dhe Dashuria. Ato emra mishërojnë virtytet kryesore të krishtere, të quajtura nga teologët “Triada e Shenjtë Etike”. Kjo do të thotë, se njeriu nuk mund të jetë i mençur, në qoftë se nuk ka besim tek Zoti, në qoftë se nuk ka shpresë për shpëtim dhe dashuri për të afërmin. Emri i sotëm i kryeqytetit tonë vjen nga bazilika e madhe e krishterë “Shën Sofia” – një nga simbolet mbi stemën e qytetit. Ajo u ndërtuar në fillim të shekullit VI gjatë kohës së perandorit Justinian I i Madh mbi rrënojat e kishave edhe më të lashta dhe iu kushtua Urtësisë prej Zoti, të krahasuar me Shën Sofien. Kisha ndodhej në nekropolin lindor kryesor të qytetit antik Serdika, të shtrirë nga të dyja anët e rrugës qendrore drejt Kostandinopojës.
Studiuesit shohin në të një prototip të kishave romake, të cilat filluan të ndërtoheshin 70 vjet më vonë në Evropën Perëndimore. Më vonë kisha “Shën Sofia” u bë fenomeni më i madh i qytetit. Sikur ky ishte një nga shkaqet për të cilët pas shekullit XIV filluan ta quajnë këtë vendbanim të lashtë me emrin e kishës, në vend të emërtimit të deriatëhershëm sllav Sredec, emër ky i cili tregonte shtrirjen e qytetit në mesin e Gadishullit Ballkanik.

Çdo vit Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtesën e Martireve Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria, kurse festa e kishës së krishterë që vepron sot e kësaj dite “Shën Sofia” është një element i rëndësishëm nga kremtimi i Ditës së Sofies – 17 shtatori. Festa kishtare fillon me meshën e natës, ditën e mëparshme, dhe vazhdon në mëngjes me Liturgjinë e Shenjtë. Atëherë këndohen Troparet, të cilat lavdërojnë shenjtoret Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria, rikujtohet jeta e tyre dhe vuajtjet në emër të besimit të krishterë. Priftërinjtë bekojnë ujin dhe me të spërkasin të gjithë të pranishmit për shëndet dhe begati. Pas meshës në kishë kryhet edhe një shërbesë tjetër për bekimin e ujit para godinës së bashkisë së kryeqytetit. Ajo ngre shtat në afërsi të bazilikës “Shën Sofia” në qendër të kryeqytetit.
Këtë ditë festojnë dhe të gjitha gratë të cilat mbajnë emrin e katër shenjtoreve – motrat Besa, Shpresa dhe Dashuria dhe nëna e tyre Sofia.

Pothuajse 2000 vjet kujtohet dhe lavdërohet sakrifica e tyre. Me gjithë presionin e perandorit romak Adrian, i cili personalisht u tentua t’i detyrojë t’i përkulen hyjneshës Artemida, ato refuzuan të heqin dorë nga feja e tyre e krishtere. Afati treditor i cili iu dha perëndori, Besa 12 vjeçe, motra e saj Shpresa10 vjeçe dhe Dashuria 9 vjeçe, i kaluan në lutje drejtuar Jezu Krishtit t’u japë forcë që të përballojnë torturat, me të cilat i kërcënuan. “Bijë të mi të dashura, erdhi koha e burrërisë sonë.” Kështu nëna Sofia i jepte forcë me fjalë vajzat e vet të dashura. “Mos u mërzisni se po privoheni nga jeta e përkohshme për atë të përjetshme...” Kur erdhi dita të dalin prapë para gjyqit të perandorit, të tria vajzat pas njëra tjetrës sypatrembur dhe me vullnet të paparë përjetuan tortura vdekjeprurëse, duke kënduar në lavdi të Zotit. Për çudi Shpëtimtari i mbronte ato të paprekura. Trupat e tyre të prera në fund, nëna i varrosi në një kodër të lartë afër Romës. Ajo mbeti në vazhdim të 3 ditëve mbi varrin e tyre në lutje, duke e falënderuar Zotin se i ka pranuar tri bijat e saj të dashura. Aty ditën e tretë ajo i dorëzoi Zotit edhe shpirtin e vet dhe u varros tek vajzat e saj. Kjo ndodhi në vitin 126. Më vonë gjatë vitit 777, lipsanet e martireve të shenjta Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria u transferuan në Francë, kurse dita e vetëflijimit të tyre 17 shtator festohet dhe shënohet çdo vit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD